
Ishte një duel i drejtpërdrejtë mes dy rivalëve kryesorë për fitimin e titullit kampion, të Premier Ligës.
“Topçinjtë” e Arsenalit kanë treguar se jo më kot prej tre sezonesh tashmë janë ndër favoritët për triumfin e madh në elitën angleze, teksa mbrëmjen e kësaj të diele regjistruan një tjetër rezultat të madh ndaj kampionëve në fuqi, të Mançester Sitit.
Pavarësisht se ishin me 10 lojtarë në fushë, që prej fundit të pjesë së parë, “Topçinjtë” e Mikel Arteta treguan karakter, duke mos lënë vendasit të dërgojnë topin në rrjetën e tyre.
Goli i parë i sfidës erdhi që në minutën e 9, me Erling Haland, që dërgoi në portë një asist të Savinjos, duke shënuar golin e 10 të sezonit, por më kot, pasi rrjetat e Kalafiorit dhe Gabriel përmbysën gjithçka që në fraksionin e parë të sfidës, duke i dhënë “londinezëve” frerët e lojës, deri në minutën e 98, kur erdhi goli i barazimit nga Xhon Stons.
Erling Haland barazon rekordin e Kristiano Ronaldos te Real Madrid për më pak ndeshje të nevojshme për të arritur 100 golat për top pesë ligat evropiane në shekullin e 21-të: 105 ndeshje iu deshën!
Ndikim të madh në lojën e Mançester Sitit pati edhe largimi i Rodri, që në minutën e 21, pas një dëmtimi të shpejtë, teksa mungesë e madhe për teknikun Pep Guardiola ishte edhe “ylli” belg, Kevin De Brojne.
Falë këtij triumfi, “Qytetarët” qëndrojnë në vendin e parë të tabelës, me 13 pikë, teksa ndiqen nga Liverpuli dhe Aston Vila, me 12 pikë, ndërsa në vendin e katërt qendron Arsenali me 4 pikë.
Lini një Përgjigje