TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2023, 20:48

Siti mposht Leisterin dhe marshon drejt kreut, Erling Haland barazon rekordin e Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Siti mposht Leisterin dhe marshon drejt kreut, Erling Haland barazon rekordin e

Mançester Siti bën detyrën në shtëpi ndaj Leisterit, duke fituar me rezultatin 3-1 dhe duke u afruar kështu në 3 pikë me Arsenalin që kryeson Premier Ligën.

“Qytetarët” mbyllën llogaritë e takimit që në 25 minutat e para. Stons hapi siparin e golave në minutën e 5, pas një asisti të Rodrit.

Nuk mund të mungonte Erling Haland në këtë takim. Sulmuesi norvegjez si në shumicën e ndeshjeve, la gjurmën e tij edhe në këtë sfidë, duke shënuar 2 gola. “Dhelprat” shënuan golin e nderit në minutat e fundit, falë Iheanaço.

Erling Haland ka barazuar rekordin e Premier Ligës për gola në një sezon me 38 ndeshje (32), me vetëm Endrju Kol në sezonin 1993-1994 (34) dhe Alan Shirër në sezonin 1994-1995 (34) që kanë shënuar më shumë në çdo sezon në përgjithësi.

Me këtë fitore, Siti shkon në kuotën e 70 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Leistëri renditet në vendin e 19 me 25 pikë.

mançetser siti leister premier liga

Lini një Përgjigje