TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2023, 20:27

Zhgënjim dhe festë njëkohësisht, Besëlidhja bie zyrtarisht në Kategorinë e Dytë, Vora siguron ngjitjen në Kategorinë e Parë

Shkruar nga Pamfleti

Zhgënjim dhe festë njëkohësisht, Besëlidhja bie

Humbja e sotme ndaj Luzit ka bërë tashmë zyrtare rënien në Kategorinë e Dytë të skuadrës së Besëlidhjes. Lezhjanët u mundën 1-0 në shtëpi dhe tashmë janë dënuar përfundimisht edhe nga matematika me kthimin te futbolli amator.

Një situatë që nuk u ka pëlqyer tifozëve lezhjanë, të cilët prej kohësh janë të pakënaqur me rezultatet e ekipit që ka zhgënjyer në këtë edicion, pas shumë viteve mes skuadrave më të spikatura në Kategorinë e Parë. Por sot ata nuk kanë protestuar vetëm për rezultatin dhe rënien e ekipit.

Një grup tifozësh të Besëlidhjes kanë vendosur në tribunën përballë një parullë ku shkruhej “Thuaj JO Shembjes”. Ka kohë që është deklaruar se stadiumi i qytetet të Lezhës do të shembet. Kjo tashmë ka nisur, pasi aneksi i stadiumit është prishur.

Një situatë që nuk u pëlqen tifozëve, të cilët nuk duan të ndahen nga impianti i vjetër dhe kanë nisur ta shprehin edhe publikisht këtë pakënaqësi.

Ndërkohë, Vora ka mposhtur Naftëtarin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 në Grupin A në Kategorinë e Dytë.

Me këtë fitore, skuadra e Artan Mërgjyshit në mënyrë matematikore, ka arritur të shpallet kampione e grupit A dhe të rikthehet zyrtarisht në Kategorinë e Parë.

besëlidhja kategoria e parë vora kategoria e dytë

Lini një Përgjigje