
Dinamo e Minskut është në një situatë të pazakontë. Në ndeshjen e fundit me Egnatian, mungoi trajneri Vadim Skripçenko. Ky i fundit u zëvendësua nga asistenti, Aleksandr Pavlov.
Më parë klubi bjellorus kishte njoftuar se e ka dërguar trajnerin Vadim Skripçenko me pushime. Një lajmërim i çuditshëm, ndërsa klubi u eliminua nga Ludogorets në turin e parë të Champions.
Skripçenko kishte dhënë më parë dorëheqjen nga Dinamo e Minskut, por klubi nuk e kishte pranuar. Bëhet fjalë për një ndeshje të humbur në kampionat përgjatë qershorit. Dzerzhinski Arsenal fitoi 2-1 asokohe dhe Skripçenko ishte gati të largohej.
Tashmë Dinamo e Minskut ndodhet sërish në situatën më kritike. Egnatia i ka mposhtur 2-0 në Hungari dhe ka mundësinë e artë të kalojë turin, pasi ndeshja e kthimit luhet në Rrogozhinë.
Lini një Përgjigje