TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2025, 16:43

Sulmuesi i kombëtares shkon te klubi me merkato të bllokuar, vendos përfundimisht për të ardhmen e tij

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi i kombëtares shkon te klubi me merkato të bllokuar, vendos

Indrit Tuci do ta vazhdojë karrierën te Kajserispori. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zgjedh kështu klubin turk, që e ka aktualisht merkaton e bllokuar.

Kajserispori luan në Superligën e Turqisë. Ditët në vijim pritet të zhbllokojë merkaton, për të zyrtarizuar disa afrime. Deri tani nuk ka asnjë transferim dhe vetëm largime.

Tuci e humbi vendin te Sparta e Pragës pas dëmtimit të pësuar. Kështu klubi çek e dërgoi tek ekipi B.

24-vjeçari, që numëron paraqitje edhe me Kombëtaren shqiptare, zgjedh për herë të parë Turqinë. Më parë ka luajtur edhe në Kroaci.

indrit tuci sulmuesi i kombëtares shqiptare kajserispor skuadra turke

Lini një Përgjigje