TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2025, 15:40

Armando Sadiku larg Elbasanit, 34-vjeçari shqiptar surprizon me zgjedhjen e klubit të ri

Shkruar nga Pamfleti

Armando Sadiku larg Elbasanit, 34-vjeçari shqiptar surprizon me zgjedhjen

Armando Sadiku është futbollisti më i ri i Belinzonës. Sulmuesi 34-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij në Indi me FC Goa, për të nisur një të re në ligën e dytë zvicerane.

Duke qenë se ishte pa ekip, klubi i Belinzonës nuk ka paguar asnjë “kacidhe” për shërbimet e shqiptarit. Ndërkohë që për 34-vjeçarin është rikthim në Zvicër, pasi në të shkuarën ka luajtur për Lokarnon, Luganon dhe Zyrihun.

Kujtojmë se emri i Sadikut u përfol shumë për një rikthim tek Elbasani. Por, pavarësisht bisedimeve akordi nuk u arrit kurrë dhe sulmuesi mbetet kështu larg Superiores.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AC Bellinzona (@acbellinzona_official)

armando sadiku sulmuesi shqiptar belinzona

Lini një Përgjigje