TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2025, 21:24

Skuadra e Alban Bushit mposhtet nga Luksemburgu, Shpresat zhgënjejnë në miqësoren e dytë

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra e Alban Bushit mposhtet nga Luksemburgu, Shpresat zhgënjejnë

Kombëtarja Shpresa ka pësuar sot një humbje të papritur në ndeshjen e dytë miqësore që zhvilloi në dritaren e marsit, teksa është mposhtur 1-0 nga bashkëmoshatarët e U-21 të Luksemburgut.

Në një sfidë ku në fushën e lojës kishte shumë lojtarë nga Superiorja, por edhe një futbollist si Fetai, i cili ka qenë pjesë e grumbullimeve të Kombëtares A, Shqipëria nuk ia doli të diktonte ritmin e vet të lojës dhe u ndëshkua në pjesën e dytë nga goli i Dideira.

Më pas, Shqipëria u mundua të krijonte diçka në sulm, por pa sukses, ndërsa në fund rrezikoi disa herë edhe të pësonte gola të tjerë.

Kësisoj, ndeshja u mbyll me humbjen 1-0, duke shënuar një hap prapa në krahasim me barazimin pa gola ndaj Greqisë të skuadrës së drejtuar nga Alban Bushi, i cili po përgatit grupin e lojtarëve që do marrin pjesë në fazën finale të Europianit të kësaj grupmoshe që organizohet në vendin tonë në vitin 2027.

luksemburgu u-21 shqipëria u-21 ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje