
Ernest Muçi është padyshim një nga lojtarët më të spikatur, jo vetëm tek Legia e Varshavës, por në të gjithë ligën e Polonisë. Ish-i i Tiranës gjithashtu është një nga lojtarët më me prespektivë te Kombëtarja kuqezi.
Pasi u shfaq protagonist me fanelën e Legias në Ligën e Konferencës, duke u bërë makth për Aston Vilën, ku në dy ndeshje ndaj këtyre të fundit shënoi tre gola, Muçi ka arritur të tërheqë vëmendjen e klubeve angleze.
Sipas “Transfermarkt”, ekipi londinez i Fulhemit po vëzhgon situatën e Muçit. Faqja e njohur e tansferimeve të lojtarëve, tregon se së fundmi ka interes nga Fulhemi për shërbimet e talentit shqiptar.
Lini një Përgjigje