TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2025, 18:35

Skuadra shqiptare nën hetim për trukim ndeshjesh, vjen reagimi i klubit: Pranojmë ndëshkimet nëse ka prova (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra shqiptare nën hetim për trukim ndeshjesh, vjen reagimi i

Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut ka nisur hetimin për ndeshjen Kozuf Gevgelija-Bashkimi. Këta të fundit fituan 1-2, në sfidën që dyshohet e trukuar.

Bashkimi aktualisht mban vendin e tretë dhe synon rikthimin në elitë. Klubi nga Kumanova ka reaguar për akuzat, ndërsa tregon se është i gatshëm të përballet me pasojat në rast se ka prova.

Njoftimi i Bashkimit:

“Ne kemi luajtur me gjithë shpirt dhe jemi munduar deri në fund për të fituar. Ne shkuam aty për të fituar dhe djemtë tanë dhanë gjithçka për të mbrojtur nderin e ekipit.

Nuk duam të jemi viktima të intrigave të jashtme që po luajnë kundër nesh, dhe, nëse ka ndonjë provë që tregon se ne kemi bërë ndonjë marrëveshje të paligjshme, jemi të gatshëm të pranojmë ndëshkimet, por Bashkimi nuk ka blerë dhe as ka shitur ndeshje”, shkruan klubi shqiptar.

bashkimi skuadra maqedonase

Lini një Përgjigje