
Portieri Somer ishte heroi i Interit në gjysmëfinalen e Champions League kundër Barcelonës. Zikaltrit kanë një trajner fantastik dhe treguan se porta e tyre është e blinduar, pavarësisht moshës së zviceranit.
Mediat spanjolle nisën t’i thurin lavde portierit Somer, sidomos pas pritjes spektakolare kundër Jamal, e cila dukej e pamundur. “Duhet të jetë kandidat për Topin e Artë”, shkroi “Marca”.
Mediat gjermane, ndërkohë, shprehën keqardhje sesi e la Bajerni të transferohej tek Interi. “Somer, i vogël në Mynih, i madh në Milano. Pse Bajerni e largoi?” shkruan “TZ”.
Lini një Përgjigje