TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2025, 17:51

Ndiqet nga Austria dhe Kosova, sulmuesi i Rubin Kazan pret thirrjen kuqezi nga Silvinjo

Shkruar nga Pamfleti

Ndiqet nga Austria dhe Kosova, sulmuesi i Rubin Kazan pret thirrjen kuqezi nga

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë të eliminatoreve të kampionatit Botëror 2026 ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare” në datën 7 qershor dhe më pas në datën 10 qershor kuqezinjtë do të kenë edhe ndeshjen e katërt të grupit, atë ndaj Letonisë në fushën e këtyre të fundit. Djemtë e Silvinjos kanë një humbje në Angli dhe një fitore ndaj Andorrës në Tiranë.

Ka shumë kuriozitet mbi listën kuqezi për lojtarët që do të grumbullohen, kjo nisur edhe nga dy sfidat delikate të kombëtares shqiptare dhe që mund të ndikojnë në fatet e grupit. Shumë emra në listë, por edhe nga ata që presin me padurim një thirrje kuqezi dhe pse mund të jenë të tunduar nga ftesa të tjera. Sipas asaj që ka mësuar ekskluzivisht “Telesport”, një emër mbi të gjitha: Dardan Shabanhaxhaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Рубин Казань ♦️ Rubin Kazan (@fcrk)

Duke parë emrin kuptohet qartë origjina e sulmuesit 24 vjeçar që aktivizohet në kampionatin rus të futbollit, me ekipin e Mirlind Dakut, Rubin Kazan. “Dardani” është shqiptar i Kosovës por që ka lindur në Austri dhe ka pasaportën e këtij vendi, përveç kombësisë kosovare. I rritur profesionalisht në Austri te GAK dhe Sturm Grac, më pas kalimi në Slloveni te Mura i dha edhe mundësinë të konfirmohej deri sa erdhi trampolina në Rusi te Rubin Kazan, një transferim prej 1.2 mln euro.

Aktualisht sulmuesi shqiptar, që mund të luajë në disa pozicione në fushë, në qendër, i majtë por edhe si mesfushor sulmues, ka shënuar këtë sezon 5 gola dhe 2 asist, duke u aktivizuar në 28 ndeshje. Ai ka luajtur edhe dy ndeshje tek Austria U-21, teksa më herët në moshë më të re u aktivizua nga Kosova U-16.

“Dardani” pret thirrjen e Shqipërisë dhe nuk ka marrë parasysh asnjë kombëtare tjetër, ku sytë e Kosovës gjithashtu janë te sulmuesi, ashtu sikurse edhe Austria ndjek me kujdes ecurinë e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Рубин Казань ♦️ Rubin Kazan (@fcrk)

dardan shabanhaxhaj futbollisti kosovar kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje