
Spanja ka fituar 1-3 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen kualifikuese për “EURO U-21”, kompeticion i cili do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.
Spanja gjeti avantazhin që në minutën e 10 me Joel Roca, pas një aksioni model. Reagimi i “dardanëve” erdhi shpejt dhe barazuan shifrat në minutën e 20 me mesfushorin e Llapit, Arianit Hasani, i cili shënoi një gol fantastik me një goditje klasi nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
Spanja gjeti golin e avantazhit në minutën e 70 me Iker Bravo, i cili devijoi goditjen e shokut të skuadrës, duke i ndryshuar drejtimin topit dhe duke përfunduar në rrjetë.
Kur të gjithë “dardanët” ishin në sulm për të kërkuar golin e barazimit, në minutën e fundit shtesë, erdhi edhe goli i tretë nga Adrian Nino. Pas dy ndeshjeve të para në grupin A, Finlanda dhe Spanja kryesojnë me nga 6 pikë, Rumania e treta me 2 pikë, Kosova e katërta me 1 pikë, San Marino po me 1 pikë renditet i pesti dhe mbyll grupin Qipro me 0 pikë.
Lini një Përgjigje