
Liverpul-Arsenal, kryesfida e javës në Premier Ligë është ndarë në barazim 2-2 pas një ndeshje që ka pasur ulje dhe ngritje dhe sidomos shumë emocione deri në fund edhe pse “Reds” kanë fituar titullin tashmë me kohë dhe luanin më shumë për publikun, kurse skuadra e Artetës rrezikon që të humbasë edhe vendin e dytë, pasi ndeshja e radhës do të jetë ndaj Njukasëllit, që është aty afër tani dhe në Premier çdo pozicion në renditje vlen miliona euro.
Një ndeshje që u duk sikur nuk do të kishte histori pasi vendasit kaluan dy herë në avantazh me anë të Gakpo dhe Luis Diaz brenda 1 minute (20 dhe 21). Megjithatë pjesa e dytë pa një Arsenal ndryshe dhe një Liverpul të relaksuar. Kështu, fillimisht ishte Martineli ai që ngushtoi shifrat dhe në fund ishte Merino ai që shënoi golin e nëntë në kampionat, ndërsa më pas spanjolli doli me të kuq dhe do të jetë mungesë e madhe ndeshjen e radhës (faull dhe e verdha e dytë)
Liverpuli tentoi ta fitonte ndeshjen, por Arsenali rezistoi. Sakaq, aktivizimi i Aleksandër Arnold solli edhe vërshëllima nga stadiumi “Anfield”, duke ditur se anglezi i është premtuar Realit të Madridit dhe do të transferohet me parametra zero në “Bernabeu”.
Liverpuli shënoi edhe golin e tretë, por arbitri anuloi golin për faull të Konate ndaj Skelli, pasi Robertson kishte shënuar.
Lini një Përgjigje