TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Shtator 2025, 08:36

Stadiumi i ri në Kamëz, Rama publikon pamjet: Do ketë 3 mijë vende për tifozët

Shkruar nga Pamfleti

Stadiumi i ri në Kamëz, Rama publikon pamjet: Do ketë 3 mijë

Një tjetër stadium do t’i shtohet Tiranës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kantieri ku po ndërtohet stadiumi i ri me vendndodhje në Kamëz, Valias.

Ky stadium do të ndërtohet sipas standardeve IFAB/FIFA në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Fusha sportive do të jetë 8.030m² ndërsa dyert do të hapen për 3.000 tifozë për të ndjekur ndeshjet e futbollit.

“Me këto pamje nga puna për stadiumin që po ndërtohet në Kamzë, Valias, sipas standardeve IFAB/FIFA, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, me një fushë sportive prej 8,030 m², dhe 3,000 ndenjëse për tifozët dhe publikun që do të ndjekin ndeshjet e futbollit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Edi Rama në rrjetet sociale.  

Lini një Përgjigje