
“Nëse humbasim kaq shumë pasime të lehta kundër Barcës kemi humbur ende pa filluar ndeshja”, kështu është shprehur në fillim trajneri i PSG-së Luis Enrike.
Edhe pse duhen edhe disa ditë nga ndeshja e Champions kundër Barçës, trajneri i PSG-së, Luis Enrike mendjen e ka te sfida kundër spanjollëve. “Lojtarët nuk duan që të bësh gabime të thjeshta, por duhet ta pranosh, ata janë njerëz dhe është pjesë e lojës. Por nëse humb të njëjtin numër pasimesh të lehta kundër Marsejës, kundër Barçës, je i humbur.
Si trajner, nuk duhet të zemërohem ose të pranoj që lojtarët bëjnë gabime. Por ne do ta përmirësojmë këtë të shtunën dhe kundër Barçës”, premtoi ai. Luis Enrike minimizoi dëmtimet e shumta.
“Ky është futbolli, konkurrenca, normaliteti, niveli më i lartë. Markinjos, në pjesën e fundit të ndeshjes kundër Marsejës, ndjeu pak dhimbje. Asgjë serioze, por duhet të jemi vigjilentë dhe të mos marrim rreziqe. Ne na mungon një, Barcelonës i janë dëmtuar tre në një javë”, përfundoi Luis Enrike.
Lini një Përgjigje