TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shtator 2025, 22:52

Interi mposht pastër Kaljarin dhe fillon ngjitjen, Espozito e bën sefte me zikaltërit

Shkruar nga Pamfleti

Interi mposht pastër Kaljarin dhe fillon ngjitjen, Espozito e bën

Interi ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 Kaljarin në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serinë A. Zikaltrit gjetën golin që në minutën e 9, kur Lautaro Martinez shënoi me kokë pas krosimit të Alesandro Bastonit.

Pjesa e parë u mbyll më shifrat 0-1. Goli i dytë i zikaltërve erdhi në minutën e 82. Françesko Pio Espozito e bëri sefte me Interin dhe shënoi pas asistit të Federiko Dimarkos, të dy të futur në fushë në pjesën e dytë.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Interi fiton 0-2 dhe ngjitet në vendin e pestë më 9 pikë, Kaljari mbetet në vendin e 10.

inter kalajri seria a

Lini një Përgjigje