TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2025, 19:03

Starton miqësorja në “Air Albania”, Shqipëria kërkon një tjetër fitore pas suksesit në Serbi

Shkruar nga Pamfleti

Starton miqësorja në “Air Albania”, Shqipëria

Starton miqësorja në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Jordanisë. Pas fitores kundër Serbisë në Leskovac, kuqezinjtë do të synojnë që të marrin një tjetër fitore, e cila do të shërbente më shumë për të kënaqur tifozët që kanë zgjedhur ta ndjekin nga shkallët e stadiumit.

Për dy skuadrat, kjo është hera e dytë në histori që përballen mes tyre, teksa vetëm njëherë më parë janë ndeshur në një miqësore në “Elbasan Arena”, e mbyllur në barazim 0-0, teksa asokohe trajner i kuqezinjve ishte Kristian Panuçi.

Jordania ndodhet në Tiranë prej dy ditësh, teksa Federata i ka mundësuar që të stërvitet në kryeqytet, për të pritur ndeshjen ndaj kuqezinjve. Skuadra e Jordanisë, është zyrtarisht e kualifikuar për në Botërorin e ardhshëm dhe për kuqezinjtë, është një test i rëndësishëm për të parë të rinjtë, aq më tepër në një moment kur atmosfera në skuadër është shumë pozitive.

Fitorja e kuqezinjve vlerësohet me 1.60, ndërsa fitorja e mundshme e Jordanisë ka kuotën e 5.75. Nga ana tjetër barazimi vlerësohet me 3.50.

Në këtë takim, kuqezinjtë do të gjykohen nga një treshe zvicerane, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

Kryesori i takimit, është përcaktuar Lukas Fandrish, i ndihmuar nga Jonas Erni dhe Nikolas Myler. Gjyqtari kryesor, është një emër i njohur për Kombëtaren tonë, pasi ka gjykuar në ndeshjen kualifikuese për Botërorin e 2022, kundër San Marinos në “Elbasan Arena”, ndeshje kjo e fituar nga kuqezinjtë me rezultatin e thellë 5-0.

Gjyqtari zviceran, nuk kishte shumë punë për të bërë në atë takim, duke akorduar vetëm një karton të verdhë për miqtë.

shqipëria jordania ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje