
Lionel Messi do të përurojë nesër në Kalkutë një statujë prej hekuri 21 metra të lartë në nder të tij. Skulptura përshkruan ish-kampionin e Barcelonës duke mbajtur Kupën e Botës.
Ylli argjentinas do të mbërrijë në Indi për të ashtuquajturin 'GOAT Tour', ku do të luajë edhe në një ndeshje miqësore. Më pas do të vizitojë Hyderabadin, Mumbain dhe New Delhi-n.
Një zonë tifozësh e quajtur "Hola Messi" është ngritur në Kalkutë, ku është ekspozuar një replikë në madhësi reale e argjentinasit të ulur në fron. Kampioni i MLS do të takohet me superyllin e Bollywood-it, Shah Rukh Khan dhe ish-kapitenin e kombëtares indiane të kriketit, Saurav Ganguly, gjatë udhëtimit të tij të shkurtër në Kalkutë.
Messi foli për Indinë në një deklaratë zyrtare: "India është një vend shumë i veçantë dhe kam kujtime të bukura nga qëndrimi im atje 14 vjet më parë: tifozët ishin fantastikë".
Lini një Përgjigje