Sport 3 Qershor 2023, 22:08

Suksesi i dytë radhazi, Lajpcigu mposht në finale Frankfurtin dhe ‘rrëmben’ Kupën e Gjermanisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Suksesi i dytë radhazi, Lajpcigu mposht në finale Frankfurtin dhe

Lajpcigu fiton për herë të dytë radhazi Kupën e Gjermanisë. Skuadra e drejtuar nga Marko Ros mundi me rezultatin e pastër 2-0 Ajntrahtin e Frankfurtit në finalen e luajtur në “Olympiastadion”.

Pjesa e parë ishte shumë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, çka bëri që rastet të ishin me pikatore. Në 45 minutat e para numërohet vetëm një goditje në portë, e cila erdhi nga Lajpcigu.

Në pjesën e dytë, ekipi nga Red Bulli mori frenat e lojës dhe kaloi në epërsi me sulmuesin francez, Kristofer Nkunku, pas një goditje të bukur. Goli i qetësisë mban firmën e Dominik Shobozlai, në fund. Sa i takon Kupës së Gjermanisë, për Lajpcigun, ky është suksesi i dytë në histori.

Këta të fundit zhvilluan një ecuri të mirë edhe në kampionat, ku e mbyllën Bundesligën në vendin e 3 me 66 pikë.

lajpcigu ajtrahti i frankfurtit kupa e gjermanisë