
Barcelona arriti sot një fitore të vuajtur me rezultatin 2-4 ndaj Celta Vigos, duke marrë tre pikë të rëndësishme që i shërbejnë për të ngushtuar diferencën me Realin kryesues, i cili sot bëri një hap fals.
Barcelona e hapi e para serinë e golave duke shënuar me anë të Lewandowskit nga pika e 11-metërisht në minutën e 10-të. Vetëm një minutë më pas, Celta Vigo do të shokonte Barcelonë duke barazuar me anë të Carreira që vendosi shifrat 1-1.
Barcelona do të kalonte sërish në avantazh në minutën e 37-të, me Lewandowskin që do të shënonte të dytin personal dhe të dytin në Barçën. Por Celta nuk do të dorëzohej dhe në minutën e 43-të do të shokonte sërish skuadrën e Flick, duke barazuar sërish me anë të Iglesias.
Atëherë kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazpeshë, Yamal në minutën 45+4' kaloi për herë të tretë Barcelonën në avantazh, duke vulosur shifrat 2-3.
Me nisjen e pjesë së dytë tempi i lojës do të kontrollohej nga Barcelona, por pa arritur që të gjente rrugën e rrjetës, të paktën jo deri në minutën e 74-të, kur super Lewandowskin do të kompletonte hat-trick-un e tij për këtë ndeshje dhe do të vuloste përfundimisht shifrat 2-4 në favor të Barcelonës.
Me këtë rezultat Barcelone renditet në vendin e dytë me 28 pikë, tre më pak se Reali. Ndërkohë që Celta Vigo ndodhet në vendin e 13-të me 13 pikë.
Lini një Përgjigje