
Interi ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Lazios në shtëpi, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Kjo fitore e vendos Interin në vendin e parë me pikë të barabarta me Romën.
Interi i nisi mbarë ndeshjen duke shënuar që në minutën e tretë me anë të Martinez, pas një asisti të Bastonit. Pjesa e parë nuk do të sillte asnjë ndryhsim në rezultat dhe 45-minutëshi i parë do të mbyllej 1-0.
Me nisjen e pjesës së dytë pritej një reagim nga ana e Lazios, e cila nuk arriti të konkretizonte para portës. Në minutën e 62-të Bonny do të dyfishonte shifrat për Zikaltrit.
Interi do të shënonte sërish 66-të me anë të Zielinskit, por më pas do të anuloje nga VAR-i për një prejke me dorë të topit.
Me këtë fitore Interi siguroi vendin e parë me 24 pikë, po aq sa Roma e vendit të dytë. Ndërkohë që Lazio ndodhet në vendin e nëntë me 15 pikë.
Lini një Përgjigje