Sport24 Qershor 2024, 14:40

Superkompjuteri parashikon ndeshjen Shqipëri – Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

Superkompjuteri parashikon ndeshjen Shqipëri – Spanjë

Kampionati Evropian, “Euro 2024” po dhuron emocione më të veçanta për fansat shqiptarë të futbollit.

Shqipëria me pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani po paraqitet në mënyrë tejet dinjitoze duke bërë krenar shqiptarët anë e mbanë globit

Në grupin që cilësohet si ‘i vdekjes’ Shqipëria ka arkëtuar tashmë një pikë ndaj Kroacisë në barazimin 2-2, kurse u mposht nga kampionët në fuqi të Evropës, Italia.

Pavarësisht se ‘kuqezinjtë’ ishin duke avancuar që nga minuta e parë me golin e Nedim Bajramit që edhe theu rekordin për golin më të shpejt të realizuar në histori të Kampionateve Evropiane [pas 23 sekondave], Shqipëria nuk arriti ta mbante avantazhin duke humbur ndeshjen e parë të grupit B.

Ndeshja vendimtare ku do të mësohet fati i Shqipërisë në rrugëtimin e saj në “Euro 2024” do të jetë pikërisht ajo e sotmja ndaj Spanjës.

Superkompjuteri i OPTA-s, ka bërë së fundmi parashikimin për sa i përket duelit mes kuqezinjve dhe iberikëve.

Nëpërmjet një programi të sofistikuar të dhënash, është simuluar disa herë dhe janë përcaktuar përqindjet.

Spanja është favorit i madh për të përfunduar Grupin B me pikët maksimale, duke mposhtur Shqipërinë në 73.2% të simulimeve para ndeshjes të superkompjuterit OPTA.

shqipëri – spanjë