
Fyerjet ndaj Mirlind Dakut nga tifozët e Zenit Shën Petersburgut kanë marrë si përgjigje një ndëshkim qesharak nga Federata Ruse e Futbollit.
Në ndeshjen e pak ditëve më parë mes Zenit dhe Rubin Kazanit, Daku mori fyerje të shumta nga tifozët vendas sapo hyri në fushë. Ata duket se nuk kishin kapërdirë faktin se Daku nuk gjeti akordin me klubin e tyre për transferimin gjatë merkatos së verës dhe gjetën fyerjet si përgjigje ndaj sulmuesit duke i kushtuar atij vazhdimisht kore.
Çështja përfundoi në komisionet disiplinore të Federatës Ruse, por këta të fundit vetëm kanë përkëdhelur klubin e njohur pasi raportohet se dënimi për fyerjet ndaj Dakut i ka kushtuar një total prej rreth 213 eurosh Zenitit. Një gjobë qesharake, që tregon se sa seriozisht e kanë trajtuar situatën në fjalë dhe fyerjet në kor të ultrasve të Zenitit ndaj futbollistit shqiptar i cili është një ndër më të spikaturit në kampionatin e këtij vendi.
Lini një Përgjigje