TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Qershor 2024, 13:11

Të hënën ndeshja Shqipëri-Spanjë, gazetari spanjoll: Ndeshje e vështirë për ne, lojtarët 'kuq e zi' janë guximtarë

Shkruar nga Pamfleti

Të hënën ndeshja Shqipëri-Spanjë, gazetari spanjoll:

Të hënën Kampionati Europian 2024 do të përjetojë një ndër ndeshjet më të paparashikueshme, atë mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Gazetari spanjoll i sportit, Espina Gomez Jose Antonio i medias "Diario AS", i cili ka po ndjek ecurinë e europianit, tha se Shqipëria nuk do jetë e lehtë për Spanjën.

“Nuk është një ndeshje e lehtë për Spanjë. Shqipëria është një skuadër shumë guximtare dhe më pëlqen shumë. I kam ndjekur nga afër dy ndeshjet e saj në Hamburg dhe Dortmund dhe janë një skuadër shumë e mirë”, tha ai për "Report Tv".

Gazetari spanjoll shprehu besimin se Kombëtarja jonë mund të fitojë të hënën kundrejt Spanjës.

“Po, mund ta mposhtë, më pëlqen Shqipëria shumë. Ka lojtarë shumë të mirë dhe është një skuadër shumë e organizuar”, deklaroi Espina Gomez Jose Antonio.

Për të portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha është i preferuari i tij. Ai parashikon një të ardhme më të ndritur për portierin shqiptar pasi këtij evropiani.

“Me pëlqen shumë portieri Strakosha. Jam shumë i sigurt që pas këtij europiani do ta kërkojnë shumë skuadra. Shqipëria do të jetë e fortë dhe mund të fitojë e të shkojë në një nivel tjetër”, theksoi gazetari.

Lini një Përgjigje