TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Tetor 2023, 21:05

Te Shqipëria “kryqëzojnë gishtat”, Berat Gjimshiti lë fushën e lojës i dëmtuar, mbrojtësi kuqezi nuk ia dle në ndeshjen e Ligës së Europës

Shkruar nga Pamfleti

Te Shqipëria “kryqëzojnë gishtat”, Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti ka lënë fushën e lojës përpara kohe, në ndeshjen e Ligës së Europës në Portugali ndaj Sportingut, ku Atalanta triumfoi me rezultatin 1-2. Trajneri i Atalantës, Gasperini u detyrua të zëvendësojë lojtarin shqiptar në minutën e 53, për t’i lënë vendin Toloit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit të lojtarit. Në dyshim gjithashtu për Gjimshitin është takimi i fundjavës, ndaj Lacios. Ky është një lajm i keq edhe për trajnerin e Shqipërisë, Silvinjo në prag të sfidës me Çekinë më 12 tetor, të vlefshme për një biletë në “EURO 2024”.

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares atalanta

Lini një Përgjigje