TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Maj 2023, 16:29

Telashe për Milanin, "Kupa e Francës" rrezikon pjesëmarrjen e “kuq e zinjve” në Evropë

Shkruar nga Pamfleti

Telashe për Milanin, "Kupa e Francës" rrezikon

Skuadra franceze e futbollit, Toulouse fitoi “Kupën e Francës” duke mundur Nantes në finale me rezultatin e thellë 1-5. Ky ishte trofeu i parë i madh në histori për këtë klub dhe automatikisht i siguron pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Por, pjesëmarrja në Evropë është një pikëpyetje e madhe për klubin francez. Kjo pasi Presidenca e klubit është kompania e madhe “RedBird Capital” që njëkohësisht është aksionere madhore në klubin e Milanit. Kjo ka bërë që të ketë probleme me licencimin për në Evropë, duke qenë se rregullorja e ndalon që të shkojnë në Evropë 2 klube me të njëjtin pronar.

Në këtë mënyrë, duke qenë se në renditjen e UEFA-s, Seria A është më lart se Liga franceze, Milani është skuadra që favorizohet për të qenë në Evropë nëse arrin të kualifikohet ndërkohë që Toulouse rrezikon seriozisht. Diçka e tillë, nuk do ta penalizonte nëse Tuluz shkonte në Ligën e Konferencës pasi nivelet janë larg.

Por, ekziston edhe një tjetër mundësi. Klubi francez mund të bëjë ndryshime administrative dhe kjo do t’i lejonte pjesëmarrjen. Në të shkuarën, një rast precedent ishte ai i Leipzing me Red Bull Salzburg por dy klubet bënë ndryshime në drejtimin e tyre dhe morën pjesë madje duke u përballur me njëra-tjetrën.

milan toulouse evropë

Lini një Përgjigje