
Juventusi nuk ia del të marrë më shumë se 1 pikë përballë Bolonjës në transfertë, teksa u ndal në barazim 1-1.
Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e vendasve që shënuan të parët me penallti me Orsolinin, ndërsa të njëjtin shans kishin edhe torinezët, por Milik gaboi përballë Skorupskit që ruajti të paprekur portën e tij në minutën e 31.
Megjithatë, sulmuesi polak arriti të rregullonte shënjestrën në minutën e 61, ku shënoi golin e barazimit.
Ndeshja përfundoi me këtë rezultat dhe “Zonja e Vjetër” merr kështu 1 pikë pas 3 humbjeve rradhazi, duke rrezikuar paksa garën për zonën Champions, teksa e sheh pas vetes, Interin, Milanin dhe Romën me 3 pikë më pak.
Lini një Përgjigje