TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Gusht 2025, 20:13

Ter Shtegen bën rebelin, portieri mund të bllokojë merkaton e Barcelonës; katalanasit e kërcënojnë me procedim disiplinor

Shkruar nga Pamfleti

Ter Shtegen bën rebelin, portieri mund të bllokojë merkaton e

Mund të zbutet tensioni i krijuar rreth çështjes së Mark-Andre Ter Shtegen. Portieri i Barcelonës, i cili iu nënshtrua një operacioni në shpinë më 29 korrik, duhej të nënshkruante një dokument që do t’i dërgohej Komisionit Mjekësor të La Ligës, me qëllim që klubi të merrte leje për të transferuar një portier të ri.

Çështja qendron te koha e rikuperimit të gjermanit. Sipas klubit katalanas, riaftësimi do të zgjaste 4-5 muaj, periudhë që do ta lejonte Barçën ta zëvendësonte zyrtarisht portierin në fjalë, por për Ter Shtegen, rikthimi do të jetë i mundur brenda 3 muajsh, gjë që e bën të pamundur afrimin e një zëvendësuesi sipas rregullave të ligës.

Kjo përplasje interpretimesh ka shkaktuar jo pak tension, pikërisht në ditën kur skuadra është kthyer nga turneu në Azi. Sipas “Mundo Deportivo” do të hapet një procedim disiplinor ndaj portierit gjerman, por në të njëjtën kohë, Barcelona mban ende shpresë se Ter Shtegen do të reflektojë dhe do të japë miratimin për versionin mjekësor të paraqitur nga klubi. Pritet një takim sapo skuadra të rikthehet në Katalonjë, ndoshta që këtë pasdite, ose nesër.

Në prapaskenë ndihet pakënaqësia e presidentit Joan Laporta, i cili po përpiqet të ndërmjetësojë në këtë situatë delikate. Shpresa e tij është që Ter Shtegen, me qetësi, ta rishqyrtojë qendrimin dhe të firmosë dokumentin, duke marrë parasysh edhe pasojat që do të kishte një refuzim, përfshirë rrezikun e humbjes së shiritit të kapitenit.

mark andre ter shtegen portieri i barcelonës

Lini një Përgjigje