
Tirana vijon të zhgënjejë teksa sot është ndalur në barazim 2-2 në transfertë përballë Laçit.
Kryeqytetasit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave, duke krijuar përshtypjen e një fitoreje të lehtë, por që nuk rezultoi kështu.
Në minutën e 18 ishte Hasani që zhbllokoi shifrat, ndërsa në minutën e 47 të shtesës Abazaj dyfishoi rezultatin.
Në pjesën e dytë Laçi u përpoq duke ngushtuar rezultatin në minutën e 59 me anë të autogolit të Najdovskit.
Në fundin e lojës, atëherë kur nuk pritej, Laçi gjeti golin e barazimit në minutën e 93 me anë të Kordeiro, duke shtangur kështu bardheblutë.
Me këtë rezultat, Tirana pozicionohet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa kurbinasit në vendin e parafundit me 17 pikë.
Takimi mes Erzenit dhe Kukësit u zhvillua në stadiumin e Rrogozhinë dhe në fund u mbyll në shifrat 0-0. Pjesa e parë ishte më e zbehtë, ndërsa e dyta i pati të gjitha me përjashtim të golit të regjistruar.
Penallti e dhënë për Kukësin, por e anuluar më pas nga VAR-i. Erzeni gjeti golin pas këtij momenti, por edhe shijakasve iu anulua për pozicion jashtë loje. Erzeni pati disa pretendime për penallti të tjera, por gjyqtari nuk i mori në konsideratë dhe gjithçka u mbyll në barazim 0-0
Lini një Përgjigje