
Interi ka marrë një fitore bindëse 4-0 kundër Udinezes në javën e 15 të Serisë A dhe është kthyer në krye të klasifikimit.
Dukej si një mbrëmje e mallkuar, por në harkun e shtatë minutave është kthyer në një mini-goleadë. Zikaltërit e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 3-0.
Çalhanoglu zhbllokuan ndeshjen me penallti, para se Dimarko dhe Turam të trefishonin avantazhin para përfundimit të pjesës së parë.
Brazilianët protestuan për penalltinë, por që nga ai moment friulianët u shkrinë si bora në diell.
Në minutën e 71, trajneri Inzagi hodhi në fushë edhe Kristjan Asllanin, i cili mori vendin e Çalhanoglu. Për aq minuta sa qendroi në fushë, mesfushori shqiptar bëri paraqitje dinjitoze.
Në minutën e 84, erdhi edhe goli i katërt për zikaltërit, i shënuar nga Lautaro Martinez. Argjentinasi kryeson renditjen e golashënuesve me 14 gola, gjashtë më shumë se ndjekësi i tij më i afërt Zhiru.
Lini një Përgjigje