
Tirana ka “hedhur pas krahëve” barazimin me Teutën javën e kaluar dhe është rikthyer te fitorja. Bardheblutë kanë mposhtur në “Selman Stermasi” Skënderbeun me rezultatin 2-1.
Korçarët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 2. Nikaj zhbllokoi ndeshjen me një aksion personal.
Në minutën e 44, Tirana barazoi shifrat. Kaina realzoi me kokë pas një harkimi nga e majta të Përgjonit. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
Në minutën e 77, kryeqytetasit gjetën edhe golin e suksesit. Qefalija realizoi golin e parë me falën bardheblu. Sulmuesi përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe gjuajtja e devijuar mposhtin portierin Alia.
Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e parë me 7 pikë, ndërsa Skënderbeu zbret në vendin e 2 me 6 pikë.
Lini një Përgjigje