
Tirana vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, teksa sot ka zhvilluar një tjetër miqësore për të parë gjendjen e ekipit, para duelit ndaj Dinamo Batumit në turin e parë kualifikues.
Bardheblutë kanë mundur me shifrat 2-1 ekipin e Strugës, kampionen e Maqedonisë së Veriut, në duelin e zhvilluar në Ohër. Pas dy humbjeve me Dukagjinin dhe Ballkanin, për bardheblutë ka ardhur një fitore e rëndësishme për moralin, me protagonistë kryesorë Liridon Latifin dhe Ardit Hilën.
Golat e sfidës për skuadrën e drejtuar nga Orges Shehi u shënuan nga një në secilën pjesë të lojës, teksa Radeski shënoi golin e vetëm për skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut.
Lini një Përgjigje