Sport26 Gusht 2023, 16:14

Totenhemi merr fitoren e dytë radhazi, londinezët ‘kërcënojnë’ rivalët e kreut për titullin kampion

Shkruar nga Pamfleti

Totenhemi merr fitoren e dytë radhazi, londinezët

Totenhemi duket se e ka nisur siç duhet këtë sezon në Premier Ligë. “Spërsat” kanë sfiduar Burnmuthin në transfertë, takim i vlefshëm për javën e 3 të kampionatit anglez. 

Skuadra e drejtuar nga Ange Postecoglou mposhti 2-0 ekipin vendas, duke marrë kështu edhe fitoren e dytë rresht në kampionat. Golat u realizuan nga Medison në minutën e 17 dhe nga Kulusevski në minutën e 63. 

Pas këtij triumfi “Spërsat” mbajnë vendin e parë me 7 pikë, ndërsa Bërnmuthi renditet në vendin e 15 me 1 pikë. 

totenhem bërnmuth premier liga