
Ëndrra e Andrea Ndojit për të përfaqësuar Greqinë, tashmë mund të bëhet realitet. UEFA i ka dhënë miratimin futbollistit shqiptar për të luajtur për kombëtaren helene dhe tashmë të gjithë problemet e dokumentacionit janë zgjidhur.
I lindur në Greqi por me prindërit shqiptarë, Ndoji ka qenë i paqartë për Kombëtaren që do të zgjidhte, duke qenë se e ka ndërruar disa herë. Shkresa të ndryshme në FSHF, UEFA e FIFA kanë qenë për të luajtur herë me Shqipërinë, e herë me Greqinë, teksa tashmë duket se dilemat kanë marrë fund.
Ndoji është pjesë e Olimpiakosit të Pireut në kampionatin grek dhe po bën një sezon të mirë. Pak kohë më parë, ai shprehej se ëndrra e tij ishte Shqipëria, ndërkohë që në një deklaratë të dytë shprehej se Greqia është vendi i lindjes.
Lini një Përgjigje