Sport12 Maj 2023, 15:48

Trazira në Turqi nëse Erdogan humbet zgjedhjet, UEFA mund t’i heqë finalen e Champions League Stambollit

Shkruar nga Pamfleti

Trazira në Turqi nëse Erdogan humbet zgjedhjet, UEFA mund t’i

UEFA ka diskutuar zhvendosjen e finales së Ligës së Kampionëve në 'Stadiumin e Dritës' të Lisbonës nëse ka trazira në Stamboll pas zgjedhjeve presidenciale të Turqisë.

Mançester Siti ka barazuar 1-1 me Realin e Madridit, ndërsa Interi ka mposhtur 0-2 Milanin në ndeshjet e para gjysmëfinale. Finalja e madhe do të luhet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit më 10 qershor, por ka shqetësime për trazira nëse përfundon sundimi i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

UEFA do të ishte jashtëzakonisht hezituese për të ndryshuar finalen, pasi gara më e madhe e futbollit evropian është zhvendosur nga Stambolli dy herë për shkak të Covid-19 në 2020 dhe 2021, por mund të detyrohet të marrë në konsideratë një ndryshim të vonuar, pasi siguria e tifozëve është shqetësimi kryesor i tyre, sipas një raporti nga Matt Hughes i “Daily Mail”.

Një sondazh i Institutit Konda i publikuar dje tregon se presidenti turk, Tajip Erdogan, është pas rivalit të tij kryesor Kemal Kilicdaroglu me më shumë se pesë pikë përqindje përpara zgjedhjeve presidenciale të së dielës së ardhshme.

Sondazhi tregon se Erdogan ka siguruar 43.7% të votave dhe Kilicdaroglu 49.3%, duke i hequr kështu shumicën e nevojshme për të fituar nga raundi i parë dhe duke lënë të hapur mundësinë e një balotazhi midis dy kandidatëve më 29 maj.

Edhe pse finalja e Ligës së Kampionëve është më pak se një muaj larg dhe UEFA mund të detyrohet të marrë një vendim me vonesë, burimet në organin drejtues këmbëngulën të enjten se nuk kishte plan për ta zhvendosur ndeshjen nga Turqia, përfundoi botimi britanik.

finalja e champions league uefa zgjedhjet në turqi