TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Gusht 2025, 20:43

Turneu i “Grand Slam” ofron premiot më të larta në historinë e tenisit, ‘US Open 2025’ thyen çdo rekord

Shkruar nga Pamfleti

Turneu i “Grand Slam” ofron premiot më të larta në

Turneu Grand Slam në New York thyen çdo rekord financiar: US Open 2025 do të shpërndajë një shumë rekord prej 90 milionë dollarësh, duke u bërë turneu me shpërblimin më të lartë në historinë e tenisit.

Rritje historike: 20% më shumë se një vit më parë

Shoqata Amerikane e Tenisit (USTA) ka vendosur që këtë vit të tejkalojë edhe rekordin e vet të mëparshëm. Në vitin 2024, US Open kishte shpërndarë 75 milionë dollarë, ndërsa këtë vit shuma është rritur me 20%, duke i kaluar të gjitha edicionet e mëparshme të historisë së këtij turneu madhështor.

Fituesi dhe fituesja me çek prej 5 milionë dollarësh

Kampionët e këtij edicioni, si në garën e meshkujve ashtu edhe të femrave, do të marrin nga 5 milionë dollarë secili, një rritje prej 39% krahasuar me çmimin prej 3.6 milionë dollarësh të vitit të kaluar. Por jo vetëm ata përfitojnë: rritje ka edhe për finalistët, gjysmëfinalistët dhe të gjithë ata që arrijnë deri në çerekfinale apo të tetat e finales.

Edhe debutuesit shpërblehen mirë

Për ata që eliminohen që në raundin e parë, shuma është gjithashtu e konsiderueshme: 110,000 dollarë, rreth 9 mijë euro më shumë se një vit më parë. Një shpërblim më shumë se motivues për pjesëmarrësit në fazën fillestare.

Rritjet prekin edhe turnetë e dyfishtë. Në kategorinë çift, shpërblimi është rritur me gati një milion dollarë, duke arritur në 4.78 milionë, ndërsa për ndeshjet kualifikuese është vendosur një shifër rekord prej 8 milionë dollarësh, me një rritje 10% nga viti i kaluar.

Shërbime shtesë për lojtarët

Përveç shpërblimeve monetare, US Open ofron edhe një sërë shërbimesh për tenistët: rimbursim udhëtimi prej 1.000 dollarësh, dy dhoma falas në hotelin zyrtar, si dhe shërbim falas për rregullimin e deri pesë raketave për çdo ndeshje.

New York, destinacioni më i lakmuar i vitit

Me këto përmasa financiare dhe trajtimin elitar të lojtarëve, US Open 2025 konfirmohet si një nga turnetë më tërheqës dhe prestigjiozë të botës së sportit. Kjo nuk është më thjesht një betejë për një titull, por një garë për lavdi dhe një çmim marramendës.

us open 2025 turneu grand slam

Lini një Përgjigje