TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Janar 2025, 21:58

U bëri rezistencë policëve, kampioni i botës dhe medalisti olimpik përfundon në burg

Shkruar nga Pamfleti

U bëri rezistencë policëve, kampioni i botës dhe medalisti

Sprinteri amerikan Fred Kerlei, medalje bronzi në garën e 100 metrave në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ka patur një aventurë të keqe një ditë më parë.

Pas një debati me disa oficerë policie në Miami, atleti 29-vjeçar u godit me një “taser” dhe u arrestua. Tashmë ai përballet me akuzat për agresion, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe shkelje të qetësisë.

Oficerët e policisë po hetonin një aksident kur Kerlei iu afrua atyre me një “qendrim agresiv”, i shqetësuar për makinën e tij. Sipas një raporti të policisë.

Kerlei “vazhdoi t’u rezistonte oficerëve dhe përdori lëvizje evazive për të shmangur arrestimin” përpara se të hidhej në tokë nga katër oficerë.

Pamjet e kamerave të policisë tregojnë Kerlei duke u ngritur në këmbë, më pas duke u goditur me “taser” dhe duke rënë përsëri në tokë përpara se të merrej në paraburgim.

Mediat në Majemi raportuan se Kerlei u paraqit sot në gjykatë dhe u lirua me kusht. Avokati i tij tha se incidenti ishte një “keqkuptim total”. Lista e medaljeve të Kerlei përfshin gjithashtu të artën në 100 metra në Kampionatin Botëror 2022 dhe titujt e botës në 4x100m dhe 4x400m.

fred kerlei sprinteri amerikan

Lini një Përgjigje