TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shtator 2023, 16:10

U përpoq të dilte nga stadiumi për të shmangur turmën, tifozi humb aksidentalisht jetën pas ndeshjes Lexhia Varshavë-Aston Vila

Shkruar nga Pamfleti

U përpoq të dilte nga stadiumi për të shmangur turmën,

Një tifoz ka humbur jetën pas përfundimit të ndeshjes mes Lexhias së Varshavës dhe Aston Vilës, e vlefshme për Ligën e Konferencës.

42-vjeçari u përpoq të dilte nga stadiumi për të shmangur turmën dhe për të shkurtuar rrugën, por gjërat përfunduan keq. Pasi u hodh nga shkallët ai u rrëzua në rrugë dhe humbi ndjenjat.

Pavarësisht tentativave të tifozëve të pranishëm për ta mbajtur në jetë, tifozi ndërroi jetë.

Në momentin e tragjedisë ishte prezent edhe një prokuror publik, teksa të gjithë dëshmuan se ishte një vdekje aksidentale.

tifozi i lexhias së varshavës liga e konferencës

Lini një Përgjigje