TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2025, 19:44

“U tregova budalla”, futbollisti i Bajernit kërkon falje pasi gjesti i tij i pakëndshëm bëri xhiron e rrjetit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“U tregova budalla”, futbollisti i Bajernit kërkon falje pasi

Fundi i ndeshjes mes Interit dhe Bajernit të Mynihut në “San Siro” pa disa momente tensioni. Bavarezët kërkonin golin që do u hapte kualifikimin dhe Josip Stanisiç vendosi të reagonte në mënyrë të pakëndshme ndaj një prej djemve që mbledhin topin rrotull fushës.

Mbrojtësi kroat i Bajernit e shtyu atë me forcë, pasi ky i fundit largoi një top, duke vonuar disa sekonda lojën, ndërsa bavarezët kërkonin të nguteshin. Interistët reaguan dhe pati një sherr të vogël në fushë, me Dimarkon që përfundoi i ndëshkuar me të verdhë. Djaloshi u identifikua më pas si Nikolas Torsolini, një lojtar i U-16 të Interit.

Pas ndeshjes, Stanisiç kërkoi ndjesë për veprimin që kishte bërë.

Çdo skuadër mundohet të kalojë koha, ata e bënë në një mënyrë më të mirë se të tjerat. Ndoshta ishte pak budallallëk nga ana ime dhe më vjen keq që e shtyva. Në atë moment isha pak i bezdisur nga fakti që po bënin këto lojëra. Më dukej e tepruar”, tha futbollisti pas ndeshjes.

josip stanisiç mbrojtësi i bajernit të mynihut champions league

Lini një Përgjigje