TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Korrik 2023, 21:34

UEFA zyrtarizon gjyqtarin e ndeshjes Beshiktash-Tirana, sfida e Ligës së Konferencës do të gjykohet nga arbitri i Bundesligës gjermane

Shkruar nga Pamfleti

UEFA zyrtarizon gjyqtarin e ndeshjes Beshiktash-Tirana, sfida e Ligës

Tirana do të përballet me Besiktas në raundin e dytë të kualifikueseve të Ligës së Konferencës. Ndeshja e parë do të luhet në Stamboll më 27 korrik në orën 21:00, ndërsa e kthimit një javë më vonë më 3 gusht në orën 20:00 në ‘Air Albania’. 

UEFA e ka vlerësuar maksimalisht këtë sfidë, teksa Sektori i Gjykimit ka caktuar një nga arbitrat më të mirë në Bundesligë për të vendosur drejtësinë në sfidën e parë në ‘Besiktas Park’. Daniel Shlager do të jetë bilbili kryesor, i cili do të ndihmohet nga bashkombasit Sven Vashitzki dhe Arno Blos, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Tobias Reishel. 

Shlager është një emër me mjaft perspektivë në sektorin e gjykimit në Gjermani, teksa në moshën 33-vjeçare shihet si ndër më të mirët në qarkullim. 
 UEFA zyrtarizon gjyqtarin e ndeshjes Beshiktash-Tirana, sfida e Ligës

beshiktash tirana liga e konferencës arbitri gjerman

Lini një Përgjigje