
Sulmuesi shqiptar nga Kosova, Jetmir Topalli, duket se ka gjetur formën e tij më të mirë pas huazimit te Serik Spor. Në tri paraqitjet e para me skuadrën e re, 28-vjeçari ka arritur të shënojë dy gola, duke dhënë sinjale pozitive për vijimin e sezonit.
Topalli realizoi edhe në ndeshjen e sotme ndaj Korum, takim që përfundoi me humbjen 2-3 të Serik Spor. Futbollisti kosovar zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në pjesën e parë. Megjithatë, Serik Spor nuk arriti ta ruajë epërsinë, duke pësuar tre gola dhe duke dalë pa pikë nga kjo përballje.
Ky ishte goli i dytë radhazi në kampionat për Topallin, i cili po shfaqet vendimtar në repartin ofensiv të skuadrës së tij të re.
Vlen të theksohet se sulmuesi është huazuar nga Bandirmaspor deri në fund të sezonit, në një lëvizje që synon t’i japë më shumë hapësira dhe vazhdimësi në lojë.
Lini një Përgjigje