TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2023, 17:29

Uest Hemi i jep “asist” Mançester Sitit, Arsenali ngec në derbin e Londrës

Shkruar nga Pamfleti

Uest Hemi i jep “asist” Mançester Sitit, Arsenali ngec

Mançester Siti falenderon Uest Hemin dhe tashmëe diferenca me kreun është vetëm 4 pikë kur skuadra e Guardiolës ka një ndeshje mëe pak dhe mund tëshkojë në -1 nga kryesuesit e Arsenalit me një ndeshje direkte për të luajtur… 

Arsenali kryesues i Premier Ligës ka marrë barazimin e 3 radhazi në kampionat. “Topçinjtë” bën paqe me Uest Hemin në London Stadium (London), në sfidën që përfundoi 2-2. 

Ekipi i drejtuar nga Arteta ndezi festën shumë shpejt, që në 10 minutat e para, duke shënuar 2 herë. Ishte Zhesus që realizoi i parë, ndërsa më pas  radhën e pati Odegard. 

Vendasit nuk u dorëzuan dhe bën të pamundurën për rikthyer situatën në favorin e tyre. Ishte Benrahma që ngushtoi shifrat me penallti brenda pjesës së parë, ndërsa Bouen vulosi përfundimisht shifrat në 2-2 në minutën e 55. 

Arsenali ka grumbulluar 74 pikë dhe ka 4 pikë më shumë se Mançester Siti. Vlen të theksohet se “Qytetarët” kanë luajtur një ndeshje më pak. 

arsenali uest hemi premier liga

Lini një Përgjigje