TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Shtator 2023, 18:54

Vetëm një muaj në krye të pankinës kurbinase, Skerdi Bejzade largohet nga skuadra e Laçit

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm një muaj në krye të pankinës kurbinase, Skerdi

Një tjetër ndryshim në pankinat e Superiores. Skerdi Bejzade i ka dhënë sot lamtumirën klubit të Laçit, duke ndërprerë bashkëpunimin me kurbinasit pas vetëm pak javësh.

Ish-sulmuesi i njohur firmosi me kurbinasit më 29 gusht, duke marrë drejtimin e skuadrës nga e cila ishte larguar pas javës së parë të kampionatit. Por edhe pse ai arriti të kthente përsëri Laçin te paraqitjet e mira, duke siguruar fitore me Teutën e Vllazninë, pas humbjes së fundit ndaj Dinamos ka ardhur vendimi për t’i dhënë lamtumirën kurbinasve.

“Panorama Sport” ka mësuar se Bejzade ka lajmëruar sot presidentin Pashk Laska dhe palët janë ndarë në mirëkuptim me njëra-tjetrën. Një vendim që tashmë sjell përsëri kaos te Laçi, i cili duhet të gjejë një trajner të ri për vijimin e sezonit.

skerdi bejzade ish-trajneri i laçit

Lini një Përgjigje