TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Nëntor 2025, 15:12

Vetëm Silvinjo nuk e sheh, Anis Mehmeti “çmend” anglezët për 30 minuta (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm Silvinjo nuk e sheh, Anis Mehmeti “çmend”

Anis Mehmeti menjëherë tregoi gjithë klasin e tij në sfidën që Bristol Siti po luan në shtëpi me Suonsi. Shqiptari që në minutën e 4 të takimit, arriti të lërë gjurmë në këtë përballje.

24-vjeçari asistoi për të tijtë në golin e avantazhit. Mehmeti mori përsipër një goditje këndi dhe gjuajti drejt zonës, aty ku gjeti Dcki, i cili mposhti më pas edhe portierin kundërshtar.


Një gol ky që kaloi në avantazh vendasit, ndërsa ngriti në këmbë gjithë stadiumin. Tifozët të entuziasmuar duartrokitën, duke festuar kështu edhe golin e të tijve.

Por nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 31 të sfidës asistoi sërish për golin e 2-0. Një gjuajtje përfekte nga jashtë zonës, gjeti në shtyllën e dytë Ris, i cili nuk e pati të vështirë të mposhtte kundërshtarët.


Për Mehmetin është asisti numër 5 në Championship, ku ka shënuar dhe 5 gola në 15 ndeshje. 

anis mehmeti sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje