TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shtator 2025, 16:37

Video e pazakontë merr vëmendjen në rrjetet sociale, presidenti i PSG-së filmohet duke blerë fruta-perime në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Video e pazakontë merr vëmendjen në rrjetet sociale, presidenti i

Një video e pazakontë ka marrë vëmendjen në rrjetet sociale: presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi, është filmuar duke blerë fruta-perime në Tiranë.

Pamjet janë regjistruar në “Rrugën e Elbasanit”, ku miliarderi i njohur shihet i qetë e pa protokoll, ndërsa përshëndet edhe qytetarin që e filmon.

Thjeshtësia e tij ka habitur jo pak, duke qenë se bëhet fjalë për një nga figurat më të fuqishme në botën e futbollit dhe biznesit.

Al-Khelaifi ndodhej në Shqipëri për mbledhjen historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila u zhvillua për herë të parë në Tiranë.

 

naser al khelaifi presidenti i psg

Lini një Përgjigje