
Mediat italiane raportojnë se Interi ka marrë ofertën e parë zyrtare për Kristjan Asllanin dhe është një shifër që i afrohet vlerës së kartonit të mesfushorit shqiptar.
Është pikërisht ekipi i Bolonjës që kërkon të transferojë mesfushorin kuqezi dhe është e gatshme të paguajë 13 milionë euro për kartonin e tij. Interi e vlerëson mesfushorin shqiptar 14 milionë euro dhe oferta e ardhur nga Bolonja duhet thënë se është shumë tunduese.
Trajneri i Bolonjës, Vinçenco Italiano, e vlerëson shumë Asllanin dhe e sheh atë si profilin e duhur për t’i besuar një rol kryesor në mesfushë për sezonin e ri. Në anën tjetër, drejtuesit e Interit ende nuk kanë kthyer një përgjigje Bolonjës për ofertën e dërguar. Me shumë mundësi e ardhmja e Asllanit do vendoset menjëherë sapo ekipi të mbarojë angazhimin në Kupën e Botës për Klube dhe të rikthehet në Itali. Gjithmonë referuar mediave italiane, shanset më të mëdha janë që Interi t’i thotë “PO” ofertës së Bolonjës.
Lini një Përgjigje