TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Gusht 2023, 15:27

Vrasja e tifozit të AEK-ut/ 5 persona të dyshuar për krimin makabër, mes tyre dhe një shqiptar; prova kompromentuese gjatë arrestimit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e tifozit të AEK-ut/ 5 persona të dyshuar për krimin

Dëshmi pas dëshmie dhe provë pas prove të gjetur në lagjen “Nea Filadelfia” të Athinës, kanë bërë autoritetet helene që të plotësojnë mozaikun e natës së terrorit që përjetuan tifozët e AEK-ut, kur u sulmuan nga huliganët e grupimit “Bad Blue Boys” të Dinamos së Zagrebit.

Përleshjet e mbrëmjes së të hënës sollën vrasjen e 29-vjeçarit, Michalis Katsouris, ngjarje për të cilën janë arrestuar rreth 100 huliganë grekë dhe kroatë.

Nëpërmjet materialit parahetimor dhe asaj që policët, të cilët morën pjesë në operacionin për shtypjen e aksionit të huliganëve kroatë, si dhe dëshmitarët okularë kanë provuar, është zbardhur pjesa e fundit e ditës dramatike.

Sipas mediave greke “ELAS” tashmë ka pesë të dyshuar kryesorë për vrasjen e Michalis, ndërsa po kërkohet personi që i dha goditjen vrastare.

Pesë të dyshuarit kryesorë janë një kroat, një shqiptar dhe tre grekë. Shqiptari dhe kroati, kur janë arrestuar kishin me vete thika të lara në gjak dhe u ndanë menjëherë nga pjesa tjetër e të arrestuarve, si të dyshuar për vrasjen. Dy grekët janë tifozë të organizuar të një skuadre greke, mendohet Panathinaikos dhe kanë precedentë të rëndë kriminalë.

tifozi i aekut të arrestuarit

Lini një Përgjigje