
Zhoze Murinjo duket se nuk ka as pikën e dyshimit. Trajneri Portugez ëhstë i vendosur për të vazhduar punën e tij në Europë dhe në këtë mënyrë u ka thënë “JO” milionave të ofruar nga Arabia Saudite.
“Special One” raportohet se ka refuzuar ofertën e Al Hilal që kapte shifrën e 30 milionë eurove në sezon. Portugezi në këtë mënyrë nuk ka preferuar të ndjekë “trendin” e kësaj merkatoje, ku shumë futbollistë por edhe trajnerë kanë kaluar apo pritet të zyrtarizohen tek arabët.
Murinjo preferon qendrimin te Roma dhe vazhdimin e projektit të nisur para dy vitesh, ku me verdhekuqtë në verën e kaluar arriti të fitonte Ligën e Konferencës.
Skuadra e Al-Hilal, kohët e fundit ka kërkuar edhe trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri, por nëse tekniku livornian ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, Murinjo ka kthyer përgjigje.
Lini një Përgjigje