Goditje krimit të organizuar dhe valë arrestimesh në gjithë vendin, arrestohen dy shtetas për trafikim klandestinësh - Kronike
Kronike14 Qershor 2019, 08:33

Goditje krimit të organizuar dhe valë arrestimesh në gjithë vendin, arrestohen dy shtetas për trafikim klandestinësh

Shkruar nga Pamfleti
Goditje krimit të organizuar dhe valë arrestimesh në gjithë

Në vijim të operacionit të koduar “TRANZIT” janë kapur dhe ndaluar shtetasit: M.K., 32 vjeç, dhe M.K., 56 vjeç të dy banues në Tiranë , për veprën penale ”Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në formën e kontrabandimit të njerëzve”, kryer në bashkëpunim.

Më herët gjatë operacionit janë arrestuar e ndaluar edhe 8 persona, ndërmjet tyre dhe kreu i grupit një shtetas turk. Gjithsej, shkon në 10 numri i personave të arrestuar dhe të ndaluar, që vepronin si grup kriminal në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin e shtetasve të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi. Nga informacionet nga policia e shtetit vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal

Kronike