Anti-Mafia19 Maj 2023, 10:55

Më shumë goditje krimit i ka dhënë Nuredin Dumani se sa Altin Dumani me 17 “trimat” e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Më shumë goditje krimit i ka dhënë Nuredin Dumani se sa
Nuredin dhe Altin Dumani

Ditën emërimit, kreu i SPAK u betua se brenda 30 ditëve të para do çonte për gjykim dosjet e shtetarëve të lartë që ishin në proces hetimi, ndërsa brenda 100 ditësh do finalizonte hetimin për 50 dosjet e bllokuara gjatë 3 viteve nga Arben Kraja, por deri tani nuk ka bërë asgjë...

Shqiptarët shpresuan se SPAK do godiste në nivelet e larta, po deri tani nuk e kanë parë një gjë të tillë as gjatë 3 viteve të Arben Kraja, “ushtar” i Ilir Metës, Sali Berishës, Edi Ramës e oligarkëve nga të cilët ka marrë vila dhe apartamente.

Me mos veprimet e tij, SPAK duket identik si ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda në vitet 2004-2019 kur nuk preku asnjë zyrtar, madje janë të njëjtët prokurorë e drejtues edhe në SPAK.

Shqiptarët besuan edhe kur dëgjuan betimin e drejtuesit Altin Dumani, se do fillonte menjëherë goditjen në nivele të larta dhe do shkëpuste SPAK-un nga diktati i mafies politike e oligarkike

Premtimi më i bujshëm i Dumanit, ishte ky: brenda 30 ditëve të para në detyrë, do çonte për gjykim dosjet e shtetarëve të lartë që ishin në proces hetimi, ndërsa brenda 100 ditësh do finalizonte hetimin për 50 dosjet e bllokuara gjatë 3 viteve nga Arben Kraja.

Kreu SPAK nuk ka çuar në gjykatë dosjet e krimeve dhe aferave të Sali Berishës e Jamarbër Malltezit; dosjet e aferave, pastrimit të parave e lobimeve të çiftit Meta-Kryemadhi.

Megjithëse janë në hetim prej 2 vitesh, Altin Dumani nuk ka çuar për gjykim dosjet e 3 PPP-ve të Ilir Beqjes, Vilma Nushit, Ilir Rrapajt e Janis Karathano, por as dosjet e tenderëve sekret të Manastirliut e Xhaçkës, ndërsa dosjen “Rama-Agaçi” të Landfillit-Tiranë nuk e ka prekur fare.

Nuk ka nisur hetime ndaj Sali Berishës, Adriatik Llallës, Tomë Doshit, Vangjush Dakos e Aqif Rakipit, për akuzat e DASH në vendimet “non grata”, si dhe nuk po heton skandalin e ortakërisë dhe milionat ruse të Monika Kryemadhit.

Prej 6 muajsh në detyrë, Altin Dumani nuk po fillon hetimin për dosjen e krimit ekonomiko-financiar të “Bankers”; për provat e krimeve të bëra në Shqipëri nga grupi mafioz Rama-McGonigal-Nezaj-Duçka e Shefqet Dizdari i koncesioneve të nxjerrjes së naftës e gazit.

Nëse bëjmë një krahasim të punës goditëse, rezulton se më shumë dosje krimesh të rënda ka hapur killeri Nuredin Dumani, se sa Altin Dumani me 17 “trimat” prokurorë të SPAK-ut, të cilët paguhen 5000 USD e kanë nga 25 mijë USD shpenzime për trajtime e siguri-familjare.

P.sh., prokurorët e SPAK nuk guxuan t’i preknin bandat e Elbasanit, Fierit, Tiranës, Durrësit, Shijakut etj, megjithëse i kishin provat e krimeve të tyre, ngaqë ata kishin lidhje me krerët e politikës, por u detyruan t’i godisnin pasi krimet i bëri publike killeri Nuredin Dumani.

Mund të thuhet, se Dumani i krimit është i penduar i drejtësisë, por ama ai e dha goditjen e madhe ndaj bandave duke bërë punën që nuk donte të bënte SPAK, madje edhe ndaj Ilir Metës si porositës vrasjesh me pagesë e për shumë politikanë të lartë e oligarkë.

Ndërsa Arben Kraja, Altin Dumani dhe 16 prokurorë të SPAK, deri në momentin që foli Nuredin Dumani, nuk vepruan megjithëse janë betuar mbi Kushtetutë, paguhen miliona lekë e trajtohen si pashallarë për të goditur në nivelet e larta të politikës e krimit të organizuar.

Madje edhe Adrian Çapja që përfundoi në pranga pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, denoncoi në sallën e gjyqit Taulant Ballën, si shef të bandave të Elbasanit dhe pjesëmarrës në krimet e tyre, si nxitës, urdhërues e mbrojtës, por as Altin Dumani nuk ka nisur hetim ndaj Metës e Ballës.

Gjashtë muaj nuk janë pak në punën e një drejtuesi, ndërsa mos veprimi i Altin Dumanit është zhgënjim për shqiptarët dhe mosbesim për amerikanët, prandaj Ambasadorja Yuri Kim e thirri në takim bashkë me prokurorët e SPAK, të cilëve u dha publikisht këtë ultimatum: - Jepini  fund mënyrave të vjetra të mos ndëshkimit në nivel të larta, sado të fuqishëm qofshin./Pamfleti

altin dumani nuredin dumani "trimat" e spak goditje krimit